Shkurt.ch
Makroja kosovar dënohet me 28 muaj burg
Sipas trupit gjykues, i padituri ka bërë stimulim të prostitucionit, detyrim me dhunë etj. por jo edhe trafik me qenie njerëzore
Një kosovar 40 vjeç, punëtor në ndërtium dhe njëherësh makro i prostitucionit në Cyrih, ka marrë të enjten një dënim prej 28 muaj burg për mbajtjen nën dhunën e tij të një prostitute rome 22 vjeçe nga Hungaria dhe hedhjen e saj në shitje, në rrugën e njohur të Cyrihut për prostitucion.
Sipas padisë, kosovari i ka marrë të dëmtuarës të gjitha fitimet e realizuara dhe e ka mbajtur atë vazhdimisht nën kërcënim. Veç tjerash, ai e ka kërcënuar prostituten se do ta hidhte në ajër me bomba shtëpinë familjare të saj.
Makroja u zbulua kur në nëntor të vitit 2009 ai, pas një zënke, e nxori hungarezen me dhunë nga vetura e një „blerësi” të saj dhe pastaj e rrahu.
Gjatë javës së fundit ai është përgjegjur në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut për trafik me qenie njerëzore, stimulim të prostitucionit, detyrim me dhunë e delikte tjera.
Prokuroria, për të gjitha veprat kishte kërkuar dënim prej katër vitesh burg si dhe dënim me të holla prej 240 njësish ditore nga 30 franga. Nga ana tjetër, mbrojtja ka kërkuar lirim të klientit nga të gjitha pikat e padisë.
Trupi gjykues, në përmbyllje, ka ardhur në përfundimin se i padituri nuk ka bërë trafik me qenie njerëzore, ndërsa ka konstatuar se pikat tjera si stimulimi i prostitucionit, detyrimi me dhunë dhe deliktet tjera, janë përmbushur.
Për të gjitha këto, dënimi i shqiptuar nga gjykata është 28 muaj burg pa kusht dhe një dëmshpërblim prej 2000 frangash për të dëmtuarën
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar Aksidenti ndodhi gjatë uljes pranë një kantieri në Mezzovico-Vira, një person në gjendje kritike... -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore













