Sport
Letra e Xhakës kthen opinionin zviceran kundër tij
Granit Xhaka është nën presion të madh. Pas letrës drejtuar tifozëve shqiptarë, ‘Blick’ ka bërë disa shkrime për të. Rreth letrës kanë shkruar edhe shumë media tjera zvicerane
Pas letrës që publikoi futbollisti i Arsenalit dhe përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, përmes së cilës bëri të qartë se ai kishte bërë kërkesë që të luante me Kosovën pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA dhe se ishte i gatshëm ta linte kombëtaren e Zvicrës, kanë reaguar mediat e shtetit helvetik, shkruan albinfo.ch.
Gazeta e njohur zvicerane “Blick” ka botuar në versionin e saj online një artikull me një intervistë të Xhakës, të dhënë për “Blick” në muajin maj të këtij viti, rreth një muaj para fillimit të Kampionatit Evropian, në të cilën Xhaka shprehej i bindur se nuk e mendon largimin nga Zvicra.
“Para Kampionatit Evropian ai dukej krejt ndryshe. Granit Xhaka flirton me Kosovën”, është titulli i gazetës zvicerane, e cila thotë se Graniti kishte deklaruar qartazi se nuk e mendonte fare kalimin tek Kosova.
Në intervistën e majit, të publikuar edhe një herë tjetër në “Blick”, Xhaka thoshte se nuk do të luante për Kosovën, pasi e kishte vendosur një herë e përgjithmonë për Zvicrën. Madje kur pyetej se a do të kishte dëshirë të bëhej ndonjëherë trajner i përfaqësueses kosovare, Xhaka deklaronte: “Përse jo i kombëtares së Zvicrës”.
“Unë jam krenar që Kosova ka një ekip kombëtar, por unë jam me fat që luaj për Zvicrën. Unë e kam bërë njëherë zgjedhjen dhe kjo është e gjitha”, ka thënë Xhaka në intervistën e 18 majit, e ribotuar së fundmi nga e përditshmja “Blick”.
“Blick” pretendon se Granit Xhaka nuk u tregua i sinqertë me zviceranët, dhe se gjatë gjithë kohës ka “flirtuar” me Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Flirtoi sërish me Kosovën nga hoteli i skuadrës kombëtare. Çfarë duhet të bëjmë tani”, ngre një pyetje të sikletshme e përditshmja “Blick”, për talentin e përfaqësueses helvetike. Një situatë intriguese kjo, duke patur parasysh se në debat u përfshi dhe babai i futbollistit të Arsenalit, Ragip Xhaka.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













