Sport
Shqipëri-Maqedoni: Shiten 11 mijë bileta
Mësohet se rreth 11 mijë bileta janë shitur, kurse kapaciteti i stadiumit "lLoro Boriçi" në Shkodër është 16 mijë
Ndeshja me Maqedoninë po afrohet, derisa interesimi është i madh. Sonte Shqipëria luan me Marokun në miqësore nga ora 20:30, kurse më 5 shtator e pret Maqedoninë në Shkodër për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.
Mësohet se rreth 11 mijë bileta janë shitur, kurse kapaciteti i stadiumit në Shkodër është 16 mijë.
Një numër i konsiderueshëm i këtyre biletave janë shitur për shqiptarë të diasporës, apo nga Kosova e Maqedonia, me stadiumin “Loro Boriçi” që është duke shkuar drejt shitjes së të gjitha biletave para ndeshjes.
Biletat vijojnë të shiten ndërkohë me ritme të shpejta si në pikat zyrtare të shitjes në Tiranë, Shkodër e Prishtinë, një tjetër faktor ky që ka ndikuar në rritjen e interesimit ashtu dhe në biletarinë ‘on line’ në faqen zyrtare të FSHF-së.
Takimi me Maqedoninë shihet mjaft i ‘nxehtë’, duke marrë parasysh rivalitetin ndërmjet tifozëve. 400 bileta janë paraparë për tifozët mysafirë, por Federata e Futbollit e Maqedonisë ka deklaruar se nuk do të ketë tifozë maqedonas.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













