Shkurt.ch
Lëvizja e lirë, me keqpërdorime të shumta
Afërsisht 40 për qind e punëmarrësve që në CHkanë ardhur nga vendet e BE gjatë vitit 2010 janë detyruar të punojnë me paga më të vogla
Liria e qarkullimit të njerëzve dhe e punës, që Zvicra e ka kodifikuar me vendet e Bashkimit Evropian, ka sjellë shumë raste të keqpërdorimit të saj, sa i përket punësimit.
Afërsisht 40 për qind e punëmarrësve që në Zvicër kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2010 janë detyruar të punojnë me paga më të vogla se ato që i lejon Kontrata Kolektive, e vlefshme për punëtorët e Zvicrës (GAV). Kështu shkruajnë portalet e Zvicrës si NZZ, Blick, etj. në publikimet e tyre të sotme.
Për degët e ekonomisë që nuk i mbulon GAV, kanë qenë 12 % të punëtorëve të vendeve në fjalë që janë paguar më pak se mesatarja zvicerane.
Me këtë, po konstatohet se numri i keqpërdorimeve është më i madh, me gjithë masat mbrojtëse që ishin paralajmëruar se do të zbatoheshin. Këto masa kanë paraparë kontroll të shtuar, kështu që sipas SECO-s 40`000 persona janë përfshirë në masat e kontrollimit.
Me gjithë një numër shkeljesh, masat mbrojtëse po funksionojnë kryesisht mirë, thonë në SECO
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar Aksidenti ndodhi gjatë uljes pranë një kantieri në Mezzovico-Vira, një person në gjendje kritike... -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore













