Shkurt.ch
Fruthi mund të bëhet epidemia e radhës në Zvicër
Rastet më të shumta të infektimit me virusin e fruthit janë regjistruar në kantonin e Gjenevës (152 raste) dhe në atë të Vaudit (78)
Një epidemi e re e fruthit po kërcënon Zvicrën. 337 veta janë sëmurë nga kjo epidemi vetëm nga fillimi i vitit 2011. Ky numër është katër herë më i madh se numri gjithëmbarshëm i të sëmurëve nga kjo sëmundje gjatë tërë vitit 2010.
Rastet më të shumta të infektimit janë regjistruar në kantonin e Gjenevës (152 raste) dhe në atë të Vaudit (78). Regjioni rreth Bazelit është po ashtu i goditur mjaft seriozisht, ndërsa raste të epidemisë së fruthit janë identifikuar edhe në kantonin e Cyrihut dhe në atë të Turgaut.
Në këtë të fundit, në Frauenfeld, raportohet të jenë infektuar 14 persona vetëm pas pjesëmarrjes në një shërbim liturgjik, njofton swissinfo.ch.
Kjo përhapje e epidemisë është befasuese për autoritetet shëndetësore nga fakti se ishte menduar që fruthi në Zvicër, deri në fund të vitit 2010 duhej të ishte çrrënjosur.
Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) me këtë rast është duke sforcuar vaksinimin kundër fruthit. Ndërsa WHO (Organizata Botërore për Shëndetësi) për shtimin drastik të rasteve me fruth, bën fajtor vaksinimet e dështuara.
Fruthi është një sëmundje virusale me potencial shumë të lartë të infektimit. Në disa raste të kësaj sëmundje paraqiten edhe komplikime të rrezikshme për jetën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane











