Tematike
Dick Marty: Bin Laden do të duhej të gjykohej
"Kjo vrasje ka qenë në të mirë të të gjithëve, me përjashtim të drejtësisë"
Tashmë Dick Marty, Këshilltar nacional, është bërë i njohur për temat që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit, torturës, diktatorëve, për hetimet e kryera rreth buxhetit sekret të CIA-s, për studimin e gjendjes në Kaukaz si dhe për hetimet e kryera për trafikun e organeve në Kosovë.
Këtë herë, e përditshmja « 24Heures » i jap fjalën Dick Marty-të për të shprehur në disa pika këndvështrimin e tij në lidhje me vdekjen e Ben Laden-it.
Thuhet që Bin Laden është eliminuar me anë të torturës, për të nxjerrë informacione nga ai. A është e tolerueshme një gjë e tillë?
Jo. Hapja e portave të torturës do të thotë që e vejmë veten një shpat pa ditur se deri ku mund të përfundojë rrëshqitja. Kur Aldo Moro u rrëmbye në vitin 1978, disa bënin thirrje për futjen e torturës në nxjerrje të informacioneve. Gjeneral Carlo Alberto Dalla Chiesa dha një përgjigje shumë të vlefshme, duke thënë: “Zotërinj, Italia do t’i mbijetojë vdekjes së Aldo Morosë, por kurrë nuk do të arrijë t’i mbijetojë futjes së torturës. Kjo është «ajo që dallon një vend të civilizuar nga një tjetër». Pohimi që pretendon që të dhënat janë përmbledhur falë torturës së praktikuar kundër Bin Laden-it përbëjnë një propagandë, asgjë më tepër. Edhe po të ishte e vërtetë, jam i bindur se me metoda të tjera do të kishim arritur të marrim më shumë e më shpejt. E vërteta është një lojë shahu, në të cilën fitohet falë aftësive dhe inteligjencës, e jo me shkeljen e fushës së shahut. Bin Laden do duhej të gjykohej.
Operacioni ishte i suksesshëm, pavarësisht nga kritikat tuaja të përsëritura ndaj politikës së SHBA-së?
Befasohem kur flisni për sukses! U deshën 10 vjet për ndjekje dhe qindra e miliona dollarë.
Megjithatë, vdekja e Osama Bin Ladenit nuk zgjidh asgjë. Unë mund t’i kuptoj familjet e viktimave në kullat binjake. Por, ngazëllimi i shprehur nga disa persona është i bazuar në një iluzion.
Ju do të kishit preferuar që ai të jetojë?
Natyrisht që unë nuk qaj vdekjen e tij. Por, kjo mund të jetë një fitore vetëm për imazhin e Obama-së. Duhet pasur parasysh që brenda vendit ai tani nuk do ta ketë lehtë për të justifikuar praninë e SHBA-së në Afganistan, tani që ai mishëronte “djallin” është eliminuar. Në vend se ta gjykonin si një kriminel, amerikanët e bënë atë një dëshmor. Çfarë do të motivojë përkrahësit. Vrasja e tij nuk është një fitore. Al-Kaida nuk do të zhduket brenda natës. Kjo nuk është një strukturë që varet nga një lider, por një etiketë e përdorur gjetiu.
Cilat do të kishte qenë mënyra më e duhur për të vepruar?
Sjellja e tij para drejtësisë. Por, ishte në interes të shumë njerëzve që një gjykim i tillë të mos ndodhë. Bin Laden do të kishte pasur mundësi të flasë për kontaktet e tij miqësore me CIA-në kur ai ishte duke luftuar kundër Bashkimit Sovjetik në Afganistan. Ose për ndihmën e marrë nga Arabia Saudite, aleat besnik i Shteteve të Bashkuara apo Pakistani, po ashtu aleat formal i SHBA-së. Kjo vrasje ka qenë në të mirë të të gjithëve, me përjashtim të drejtësisë.
A mos jeni vetëm antiamerikan?
Jo. Në fakt, unë kam bërë raportet e mia për burgjet e CIA-s në saj të amerikanëve. Organizata si Human Rights Watch dhe “Washington Post” kanë qenë shembullore. Shoqëria civile amerikane është e mrekullueshme. Ajo u tregua shumë më trime se Evropa, e cila ka punuar pa marrë përgjegjësinë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë që faktet të dalin. Të paktën në shoqërinë amerikane transparenca përfundimisht të mbizotërojë.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit












