Photo: Carlos Serra
“Besa”, në qiell të hapur në sheshin e Gjenevës
Në “Plainpalais” të Gjenevës, në prani të një audience të personaliteteve zvicerane, gjenevase dhe shqiptare, të hënën u hap ekspozita "Besa", ose shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ekspozita Besa u bashkorganizua nga Universiteti Shqiptar Popullor (UPSH), Am Your Protector dhe Yad Vashem në Gjenevë.
Gjatë ceremonisë së hapjes, të moderuar nga nikoqirja e kësaj ekspozite, zonja Albana Krasniqi-Malaj, folësit e ndryshëm, duke përfshirë Pierre Maudet, këshilltar i shtetit në krye të Departamentit të Sigurisë dhe Ekonomisë, Guillaume Barazzone, kryetar i Bashkisë së Gjenevës, Martine Brunschwig Graf, presidente e Komisionit Federal Kundër Racizmit, Joel Herzog, president i Miqve të Yad Vashem në Gjenevë dhe bashkorganizator i ekspozitës, Metin Arditi, i emëruar nga UNESCO-s Ambasador i Vullnetit të Mirë, Ilir Gjoni, ambasador i Shqipërisë në Bernë, Valon Murati, ministër i Diasporës së Kosovës dhe Manuel Tornare, këshilltar nacional dhe kryetar i UPSH-së, vlerësuan guximin e shqiptarëve për të shpëtuar jetë të pafajshme hebrenje.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur në çdo kohë në sheshin “Plainpalais” në Gjenevë, deri më 16 shtator 2016.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë








































