Integrimi
Ish refugjati shqiptar kërkon “dhoma gazi” për refugjatët: Dënohet me gjobë
Ai kishte komentuar një artikull që bënte fjalë mbi dhënien e kartelave të sigurimit shëndetësor, refugjatëve. Komenti i tij ishte ky: “Atyre u duhet më shumë një dhomë gazi dhe jo një m... i tillë"
Një shqiptar 23 vjeçar me prejardhje nga Kosova, është dënuar me gjobë për shfryrje të urrejtjes ndaj refugjatëve! Interesantja në këtë lajm është se ai vet, si fëmijë kishte ardhur në Gjermani si refugjat lufte nga Kosova, 17 vite më parë!
Gjykata administrative e Göttingenit ka dënuar atë me 90 njësi ditore nga 15 euro, që gjithsej bëjnë 1350 euro, shkruan hna.de
Sipas zëdhënësit të gjykatës, kosovari, në mars të këtij viti në faqen e facebook-ut të një gazete lokale të Götingenit kishte komentuar një artikull që bënte fjalë mbi dhënien e kartelave të sigurimit shëndetësor, refugjatëve, transmeton albinfo.ch. Komenti i tij ishte ky: “Atyre u duhet më shumë një dhomë gazi dhe jo një m… i tillë…” (dhomë gazi, aludim në kthinat e vdekjes në kohën e nazizmit).
Redaksia e portalit atëbotë, pasi që ishte alarmuar nga lexuesit tjerë, e kishte fshirë menjëherë komentin. Mirëpo, para kësaj, shumë lexues e kishin siguruar atë koment dhe kishin ushtruar kallëzim penal ndaj autorit.
Kosovari e ka kundërshtuar dënimin dhe ka ushtruar ankesë, por edhe gjykata më e lartë i ka vërtetuar dënimin, përcjell albinfo.ch. Ai nuk ishte paraqitur në sallën e gjykimit, por gjithsesi dënimin për urrejtje ndaj refugjatëve duhet ta paguajë: 1350 euro.
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë













