Integrimi
Ëndrra e Egzonit për një shtëpi të re në Alpe
Egzon Demolli do të kishte dashur të qëndrojë në Gjermani, derisa shefi i tij ka marrë një tokë në Alpe, ku sigurisht se do të kishte shumë punë
Një vit e gjysmë më parë, shumë shqiptarë nga Kosova morën rrugën drejt Perëndimit. Shumë prej tyre u kthyen menjëherë, kurse disa të tjerë më vonë. Megjithatë, disa ende ëndërrojnë të qëndrojnë. Njëri prej tyre është Egzon Demolli. Ai u largua nga Kosova me familje, kurse tani është duke punuar te Edeka-Getrankemarkt Luft, shkruan albinfo.ch.
“Egzoni duhet të bënte një trajnim tre mujor, por pas dy muajve u desh që me urgjencë të fillojë shkollimin, pasi refugjatët nga Kosova nuk kanë perspektivë për të qëndruar këtu”, tregon në fillim Edeka Getrankemarkt.
Megjithatë, kosovari e ka bindur me punën e tij gjatë praktikës. “Egzoni ka treguar një nivel të lartë të angazhimit. Është shumë miqësor dhe e bën punën e tij me ndershmëri”, thotë ai.
Për të dyja palët, qëndrimi i tij është një pasuri, pasi Demolli mendon për kursin e tij të trajnimit dhe është i lumtur me jetën në Gjermani. Egzoni, së bashku me vëllain e tij Enisin dhe prindërit morën rrugën me autobus nëpër Serbi e më pas shkoi në Hungari, dhe me tren arriti në Gjermani.
Ai në Kosovë kishte përfunduar studimet si dizajner grafik. Por, pas diplomimit ai gjendet pa punë në shtetin ballkanik. “Kur ju keni munguar për një javë në shkollë, nuk kishte ndonjë rëndësi. Në Gjermani është më ndryshe. Kur keni një diplomë shkolle ose trajnimi, ju do të keni garancion”, tregon Egzoni. Babai i tij kishte një kompani ndërtimi në Kosovë, por pa perspektivë. Ai ka treguar se ka shumë nepotizëm në Kosovë.
Gjasat që kjo familje të qëndrojë janë të vogla, por së paku mund të krenohen me trajnimin që kanë bërë. Egzoni ka dëshmuar se është një punëtor i zoti, por kjo është e pamjaftueshme që ai të qëndrojë në Gjermani.
Egzon Demolli do të kishte dashur të qëndrojë në Gjermani, derisa shefi i tij ka marrë një tokë në Alpe, ku sigurisht se do të kishte shumë punë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












