Kultura
Dua Lipa, e bukura me zë unik, “ndez” publikun gjerma
Për prezantimin dhe performancën e saj ka shkruar edhe televizioni gjerman NDR. “E bukura me zë unik” kështu e ka titulluar ky medium shkrimin për këngëtaren kosovare
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka mbajtur një koncert para mijëra fansave në skenën e qytetit të Göttingenit. Për prezantimin dhe performancën e saj ka shkruar edhe televizioni gjerman NDR. “E bukura me zë unik” kështu e ka titulluar ky medium shkrimin për këngëtaren kosovare teksa e ka konsideruar si ndër artistët më të shquara të vitit, njofton “albinfo.ch”.
Dua Lipa ka rrëmbyer audiencën me zërin e saj duke i bërë të kërcenin të gjithë së bashku. Kjo shihet edhe në një video të cilën Lipa e ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”.
Televizioni i mirënjohur gjerman NDR ka publikuar në ueb-faqen zyrtare të saj të gjithë koncertin e këngëtares.
Këngëtarja e hitit “Be the One” ka thënë se kjo verë ishte vera më e mirë në jetën e saj, ndërsa ka theksuar se nga tetori e presin koncertet e radhës në shtete të ndryshme të botës.
Përveç kësaj, Dua është duke punuar për projekte të reja, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












