E-Diaspora
Elina Duni merr pjesë në “KAEF Gala Night” në Prishtinë
“The Night of The Rising Stars” do të jetë ngjarje bëmirësie me qëllim të përkrahjes së të rinjve të talentuar Kosovarë përmes bursës për programe master – KAEF
Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar njofton se jazz kompozitorja dhe këngëtarja shqiptaro-zvicerane me famë ndërkombëtare, Elina Duni është mysafire e veçantë në Gala mbrëmjen e Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim “The Night of The Rising Stars”, që do të mbahet të premten, me 23 shtator, 2016, në Prishtinë, Kosovë.
“The Night of The Rising Stars” do të jetë ngjarje bëmirësie me qëllim të përkrahjes së të rinjve të talentuar Kosovarë përmes bursës për programe master – KAEF.
Njëherësh, kjo mbrëmje synon që t’i festojë të arriturat e Kosovës në fushën e edukimit, prodhimtarisë dhe të kulturës.
Mbrëmja do të zë vend në ambientin idilik të Muzeut Etnologjik dhe do të shoqërohet nga një mini-koncert i ish-bursistëve të KAEF-it, të udhëhequr nga Shpat Deda (përfitues i KAEF-it), për të vazhduar me koncertin e këngëtares Elina Duni. Në mbrëmjen e ngjarjes, Muzeu Etnologjik do të jetë i hapur për mysafirët.
Përmes përkrahjes së kësaj mbrëmjeve, në jetëgjatësinë e programit KAEF kanë kontribuar: Limak Kosova, KOSTT, BPB, ECIKS, Muzeu i Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Restorani Tiffany, Korporata Dukagjini, AMM, AVC, VAS Tour, Hotel Emerald, Hotel Nartel dhe Rrota.
Fondi Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF) ofron bursa për studime master në disa prej universiteteve më të mira amerikane. KAEF është burim i rëndësishëm për studentët e talentuar Kosovarë që të fitojnë dituri shtesë dhe të njihen me mundësi të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më sot, KAEF ka ndarë 87 bursa që nga viti 2005 për një grup të rinjsh të talentuar nga Kosova”.
Biletat për Gala mbrëmjen mund të blihen tek zyret e Këshillit Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, Rr. Fehmi Agani, no. 46/3, 10000 Prishtinë, Kosovë, për 30 Euro. Numri i biletave është i limituar. Të gjitha përfitimet nga shitja e biletave do të kontribuojnë në fondin e bursës KAEF.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













