Sport
Edhe një sulmues i gatshëm për Kosovën
Atdhe Nuhiu ka pranuar të luajë për Kosovën dhe tashmë pritet që të shtojë konkurrencën në sulm
Sulmuesi Atdhe Nuhiu mund të quhet si përforcimi më i madh i Kosovës në prag të ndeshjes me Kroacinë, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi shtatlartë, që aktivizohet në Angli me klubin e Sheffield Wensday, mësohet se ka pranuar ftesën e Kosovës dhe tashmë pret vetëm OK-in e FIFA-s për të qenë gati në ndeshjen që do të zhvillohet në tetor kundër Kroacisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Lojtari 1.97 metra i gjatë ka shkëlqyer me Austrinë U-21, ku në 13 ndeshje shënoi shtatë gola në periudhën 2008-2010. Tashmë 27-vjeçari është në kulmin e karrierës dhe mund t’i bëjë shumë punë Kosovës.
Gjasat janë që ai të grumbullohet që në takimin e radhës, duke shtuar në këtë mënyrë konkurrencën në repartin ofensiv të skuadrës së Albert Bunjakit.
Nuhiu në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtareve U-17 dhe U-19 të Austrisë, por pa mundur të luajë asnjëherë me përfaqësuesen A. Sulmuesi ka qenë edhe në planet e Shqipërisë pak vite më parë, por duhet të hiqte dorë nga pasaporta e Austrisë për t’i hapur rrugë kalimit te kuqezinjtë.
Ajo që nuk u realizua me Shqipërinë, tashmë do të bëhet fakt me Kosovën, pasi Nuhiu i ka thënë “po” ftesës së FFK-së.
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë












