Sport
Wenger, i impresionuar nga Xhaka
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është befasuar nga golat e Xhakës, por edhe nga paraqitjet e mesfushorit shqiptar
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është në top-formë. Ai shënoi dy gola në dy ndeshjet e fundit. Të dy golat ishin nga distanca. Paraqitjet e tij i ka lavdëruar edhe trajner francez, Arsene Wenger, shkruan albinfo.ch.
“Të jem i sinqertë, nuk e prisja këtë, me të vërtetë jo. E dija se e ka një goditje të mirë dhe të fuqishme. Mirëpo, ai ka luajtur shumë më në thellësi sezonin e kaluar dhe nuk ka shkuar në sulm shpesh”, ka thënë trajneri francez pas ndeshjes.
“Mirëpo, shpresoj që kjo do t’i japë atij vetëbesim dhe shtytje për të shkuar përpara. Është diçka e madhe për të që ta mbajë besimin sa më mirë dhe që ta dijë se mund të shënojë edhe gola”, ka vazhduar Wenger.
“Unë personalisht e preferoj atë në dyluftimet një në një. Ai ka motor, ka fuqi, e ka pasimin e gjatë. Ai pëlqen të arrijë nga thellësia dhe ta menaxhojë lojën, mirëpo mendoj se ai e ka motorin që të ketë impakt me lëvizjet e tij”, ka përfunduar trajneri i Arsenalit.
Paraqitjet e Xhakës i kanë vlerësuar lart edhe mediumet e analistët në Angli, kurse Xhaka është bërë edhe idhull i tifozëve të kësaj skuadre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













