Shkurt.ch
Roaming hiqet në BE, por jo edhe në Zvicër
Tarifat „Roaming“ në BE së shpejti do t’i takojnë historisë. Por jo edhe në Zvicër. Tarifat për thirrjet jashtë shtetit kanë rënë në mënyrë të konsiderueshme viteve të fundit, por ende janë shumë të larta.
“Në mënyrë të veçantë, për të kërkuar në internet konsumatorët zviceranë paguajnë në mënyrë të konsiderueshme më shumë se ata të BE-së”, beson eksperti Telecom Frick, përcjell albinfo.ch.
Frick nga Comparis thotë për SRF se është i bindur se operatorët e telekomit mund të zvogëlojnë tarifat roaming në zero.
“Kjo në të vërtetë nuk do t’i dëmtojë ata. Në të kundërtën, do të ishte një reklamë e mençur e operatorëve zviceranë të telekomit në qoftë se ata tani do të ndjekin rrugën e BE-së”, tha Jean-Claude Frick nga Comparis.
“Swisscom” në mënyrë indirekte ka konfirmuar. “Roaming në shitjet totale është relativisht e ulët, sidomos nga shkurtimet masive të çmimeve gjatë viteve të fundit”.
Për heqjen e tarifave roaming megjithatë “Swisscom” nuk sheh ndonjë arsye.
“Swisscom” ofron paketa gjithëpërfshirëse roaming që siguron komunikimin edhe në BE.
“Abonimet janë ende tepër të shtrenjta”, vëren Sara Stalder, drejtor menaxhues i Fondacionit zviceran për mbrojtjen e konsumatorit SKS.
Ajo shpreson se vendimi i BE-së ka rritur presionin mbi politikën zvicerane të operatorëve të telekomit.
Jo vetëm konsumatorët zviceranë po pësojnë nga tarifat e shtrenjta roaming.
“Tashmë do të paguajnë shumë edhe turistët e BE-së në Zvicër“, paralajmërojnë nga Fondacionit zviceran për mbrojtjen e konsumatorit SKS.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











