Sport
Dashuri vëllazërore
Granit Xhaka është notuar me notën 6.9, derisa Taulanti me 5.9. Shkodran Mustafi kishte notën 8.2
Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në ‘Twitter’, ka postuar një foto të vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka. “Dashuri vëllazërore”, ka shkruar faqja e Ligës së Kampionëve, përcjell albinfo.ch.
Dy futbollistët shqiptarë ishin titullarë, duke u ballafaquar me njëri-tjetrin edhe në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube.
Ndeshjen e fitoi Arsenali, duke mundur Baselin me rezultat 2:0, në një sfidë që u dominua nga londinezët.
Pas ndeshjes kanë ardhur edhe vlerësimet për lojtarët. Granit Xhaka është notuar me notën 6.9, derisa Taulanti me 5.9. Shkodran Mustafi kishte notën 8.2.
Pas ndeshjes kanë ardhur edhe komentet e lojtarëve. “Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait”, ishte postimi i Taulant Xhakës në ‘Facebook’ menjëherë pas përfundimit të takimit, ku ndryshe nga sfidat e mëparshme, mes të dyve kishte rrallëherë përplasje direkte, pasi lojtari i Baselit ishte rreshtuar si qendërmbrojtës në këtë duel.
“Çfarë ndeshje! Çfarë emocione të luash kundër ekipit me të cilin mora hapat e parë. Çfarë adrenaline të përballesh me vëllain tënd. Ndeshje e paharruar. Gjithçka e përsosur. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Graniti në ‘Facebook’ duke shpërndarë një fotografi me vëllain e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë Shumë drejtues automjetesh mendojnë se kalimi në korsinë tjetër në momentin e fundit, kur njëra korsi... -
Gjithnjë e më shumë zviceranët zgjedhin hekurudhën për udhëtime -
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit















