Sport
Kroacia pa kapitenin kundër Kosovës
Federata e Futbollit e Kroacisë ka bërë të ditur se Luka Modriq nuk do të luajë ndaj Kosovës. Gjithashtu do të mungojë edhe mbrojtësi Dejan Lovren
Kapiteni i përfaqësueses së Kroacisë, Luka Modriq, do të mungojë në ndeshjet kundër Kosovës dhe Finlandës, ka bërë të ditur nga Federata kroate e futbollit, shkruan albinfo.ch.
Mungesa e mesfushorit në ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij për ‘Rusia 2018’ është si pasojë e dëmtimit të gjurit. “Mesfushori i Realit dhe kapiteni i përfaqësueses kroate, Luka Modriq, nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Ante Çaçiq për ndeshjet ndaj Kosovës (6 tetor) dhe ndaj Finlandës (9 tetor), në kuadër të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror 2018 të FIFA-s, për shkak të dëmtimit të gjurit”.
“Ekipi mjekësor i përfaqësueses së Kroacisë është në kontakt me mjekët e Realit rreth marrëveshjes për trajtimin e lojtarit kyç të Kroacisë dhe klubit të Madridit”, thuhet në njoftim.
Në vend të Modriqit, trajneri kroat ka ftuar lojtarin nga ekipi U-21, Marko Rog. Edhe pse nga Reali nuk e kanë bërë të ditur mungesën e saktë të tij, 31-vjeçari pritet të mungojë rreth një muaj.
Ndaj Kosovës do të mungojë edhe Dejan Lovren i Liverpoolit, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Swanseas. Gjithashtu edhe mesfushori Marcelo Brezoviq nuk po ftohet nga Interi dhe këto janë sinjale të mira për Kosovën që të kërkojë rezultat pozitiv.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












