Shkurt.ch
Medikamentet kundër kancerit, “Roche” rrit profitin
Kompania farmaceutike “Roche” konfirmon parashikimin vjetor për vitin 2016, në bazë të shitjeve të forta të medikamenteve kundër kancerit, duke përfshirë “Tecentriq”, terapinë e re të imunitetit, shkruan “Reuters”.
Shitjet në tremujorin e tretë nga prodhuesi më i madh i medikamenteve kundër kancerit u rritën në 12.48 miliardë franga zvicerane (12.61 miliardë dollarë), nga 11.9 miliardë franga zvicerane për të njëjtën periudhë të vitit 2015, njofton kompania, përcjell albinfo.ch.
Vlerësimi mesatar i analistëve të anketuar nga “Reuters” ishte në shitje për 12.68 miliardë franga zvicerane.
Nga “Roche” thonë se të gjitha barnat, të lëshuara së fundi, janë të përfaqësuara mirë në treg. Produkti “Tecentriq” nga maji solli 77 milionë franga zvicerane për trajtimin e kancerit të fshikëzës. Pritet të ketë rritje pas kësaj jave, pasi rregullatorët amerikanë dhanë leje për të përdorur medikamente për trajtimin e kancerit të mushkërive.
“Në bazë të paraqitjes deri tani, unë jam i bindur se ne do të arrijmë objektivat vjetore për vitin 2016”, tha shefi ekzekutiv i “Roche”, Severin Schuon.
Kompania ka në plan për të rritur dividentin në franga zvicerane.
Shitjet për nëntë muajt e parë të vitit u rriten me 4% në kursin e këmbimit të vazhdueshëm për 37.5 miliardë franga zvicerane, pak nën mesataren e analistëve të anketuar nga “Reuters”, për 37.7 miliardë franga zvicerane.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












