Lajme
Zvicra do të dërgojë lopë në Shqipëri
Ministri i Bujqësisë, i Zhvillimit Rural dhe i Administrimit të Ujërave nga Shqipëria, Edmond Panariti, u takua në Bernë me drejtorin e përgjithshëm të Zyrës Federale Zvicerane të Bujqësisë, Bernard Lehmann, ku mori mbështetjen për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga sëmundja LDS, si dhe mbështetje për rritjen e kapaciteteve laboratorike në disa fusha të bujqësisë në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Siç raportojnë mediat në Tiranë, fillimi i një projekti të përbashkët për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga sëmundja e Dermatozës Nodulare, si dhe përmirësimi i racës së gjedhit, ishte në qendër të bisedave me ministrit Panariti dhe drejtorit Lehmann në Bernë.
Pala zvicerane u angazhua të dërgojë një tufë të përzgjedhur lopësh race në zonat e prekura, me qëllim zëvendësimin dhe përmirësimin e racave të gjedhit.
Ndërsa një ekip ekspertësh zviceranë të blegtorisë do të mbështesë gjithë procesin.
Ministri nga Shqipëria i kishte kërkuar drejtorit Lehmann edhe ndihmë në ngritjen e kapaciteteve laboratorike për analizën e tokave, farave, fidanëve dhe plehrave kimike.
Ndërkaq, Lehman, drejtori i Zyrës Federale të Bujqësisë, premtoi mbështetjen për bazën laboratorike.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












