Shkurt.ch
Qeveria hedh poshtë iniciativën për “dalje nga qorrsokaku”
Kjo iniciativë e cila ka ardhur si reaksion ndaj iniciativës së votuar në shkurt 2014 “kundër migracionit masiv” kërkon që nga kushtetuta federale të hiqet neni i vendosur kundër migracionit
Këshilli Federal i Zvicrës është shprehur sot kundër iniciativës “RASA” (Raus aus dem Sackgasse: Jashtë nga qorrsokaku). Kjo iniciativë e cila ka ardhur si reaksion ndaj iniciativës së votuar në shkurt 2014 “kundër migracionit masiv” kërkon që nga kushtetuta federale të hiqet neni i vendosur kundër migracionit.
Këshilli Federal ndonëse e ka hedhur poshtë parimisht përmbajtjen e iniciativës, nuk e ka caktuar ende tekstin e kundërpropozimit, siç bëhet në këso rastesh, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Këshilli Federal. Ai ka mbetur që ta përpunojë dhe pastaj ta prezantojë atë kundërpropozim direkt, shkruan albinfo.ch. Këtë përpunim pritet ta realizojë, vetëm pasi që parlamenti të ketë sjellë vendimet përkatëse lidhur me jetësimin e nenit kushtetues mbi migracionin.
Vendimi i marrë së fundi nga parlamenti mbi përparësinë e moderuar “Light” të vendësve në tregun zviceran të punës, sipas qeverisë nuk mund të merret akoma si zëvendësim i plotë i nenit për migracionin. Për këtë arsye, kundërpropozimi duhet të krijojë një koherencë në mes të kushtetutës, ligjit dhe detyrimeve që ka Zvicra në relacione ndërkombëtare.
Iniciativën “RASA” e kishte lansuar vitin e kaluar një komitet i përbërë kryesisht nga intelektualë e artistë si dhe politikanë të spektrit të majtë. Ata me këtë iniciativë synonin të provonin për “të nxjerrë Zvicrën nga qorrsokaku” në të cilin, siüas tyre, e kishte futur votimi i iniciativës kundër migracionit masiv.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Bllokime të reja trafiku përpara tunelit Gotthard Trafiku është bllokuar sërish këtë të diel në autostradën A2, përballë tunelit të rrugës Gotthard. Rreth...
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?