Shkurt.ch
Zvicrës i mungojnë IT-të
Kërkesat për IT, specialistë të teknologjisë informative, po rriten me shpejtësi në Zvicër. Shumica e shkencëtarëve kompjuterikë tani punojnë në kompanitë jashtë sektorit të IT-së. Dhe, shumë pak specializantë IT janë të trajnuar.
Deri në vitin 2024 Zvicrës do t’i duhen rreth 25 mijë specialistë në këtë sektor. Këto të dhëna janë bërë publike për «10v10» nga shoqata ICT për Aftësimin Profesional (Berufsverband Schweiz). Jo vetëm kompanitë e IT-së janë të prekur nga kjo sfidë, por e gjithë ekonomia zvicerane.
Shkencat kompjuterike janë bërë gjithnjë e më atraktive për bankat dhe kompanitë e sigurimeve.
Nevoja për specialistët kompjuterikë është edhe për shkak të digjitalizimit në spitale, kompanitë e telekomit, bankat apo kompanitë e sigurimit. Si rezultat, dy të tretat e të gjithë ekspertëve të IT-së tashmë janë duke punuar jashtë industrinë së IT-së.
Ndër punëdhënësit më të mëdhenj të IT-ve në industrinë e tyre është UBS me 2800 punëtorë, SBB me 1100, “Novartis” me 690.
Fusha profesionale IT po rritet dy herë më shpejt në ekonominë zvicerane për shkak të dixhitalizimit. Numri i të punësuarve është tashmë 210.800.
Faktori kyç në luftën kundër deficitit profesional është arsimi bazë profesional. Kjo është mënyra e vetme për edukimin e mijëra shkencëtarëve kompjuterikë, të cilët do t’i duhen në të ardhmen vendit. Problemi nuk është aspak te kërkesa, por se nuk ka vende të mjaftueshme të trajnimit, thotë Jörg Aebischer nga ICT-Berufsbildung Schweiz, përcjell albinfo.ch.
Mungesa e vendeve të trajnimit është për shkak të nivelit shumë të ulët të shkollimit. Kjo është ajo që Aebischer dëshiron të ndryshojë.
Ai kërkon një normë minimale të trajnimit prej 5 për qind. “Kjo do të thotë të paktën 5 nxënës për 100 shkencëtarë kompjuterikë në një kompani.
Megjithatë, kompani të tilla, si bankat dhe kompanitë e sigurimeve, të cilat punësojnë specialistët kompjuterikë, nuk e përmbushin këtë kuotë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime












