Lajme
Samiti i Diasporës bashkon shqiptarët anembanë globit
Në këtë Samit që do të mbahet deri më 20 nëntor janë mbledhur një mijë shqiptarë nga 40 shtete të botës
Në Tiranë është mbajtur ceremonia hapëse e Samitit të Diasporës që do të mbajë punimet në kryeqytetin shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar rëndësinë e diasporës shqiptare nëpër botë, e cila sipas tij ka luajtur një rol thelbësor për ekzistencën e Shqipërisë.
“Ky është takimi i parë i shtegtarëve shqiptarë. Mbledhja juaj në këtë pallat, aq sa ishte e paimagjinueshme dikur është frymëzuese për qytetarët. Të shohim të gjithë së bashku se si mund të bashkojmë fuqinë e ëndrrave, ideve dhe parave”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë ka theksuar se prania e një mijë shqiptarëve nga 40 shtete të botës ka një rëndësi të veçantë.
“Ju jeni Shqipëria e përmbushur që ushqehet me rrënjët e asaj që quhet atdheu i shqiptarëve. Rrënjët janë të rëndësishme. Pa diasporën Shqipëria është më e cunguar, si një territor me mijëra pjesë. T’ju jesh mirënjohës që keni marrë rrugën nga 40 vende të botës është pak. Shqiptarët mund të arrijnë atë që dëshirojnë nëse bëhen bashkë”, ka thënë Rama.
Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi një iniciativë të jashtëzakonshme bashkimin e diasporës shqiptare në Tiranë.
“Samiti i Diasporës i organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur sot mbi 1.000 përfaqësues të diasporës nga 40 shtete të ndryshme të botës. Qysh nga koha e Rilindjes Kombëtare, deri te shpallja e pavarësisë, diaspora shqiptare ka qenë një prej shtyllave kryesore të përpjekjeve të kombit tonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”, u shpreh Thaçi
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













