Shkurt.ch
Krystyna Marty Lang, ambasadore e re e Zvicrës në Kosovë
Zonja Marty Lang deri më tash ka qenë ndihmësja e parë e ambasadorit të Zvicrës në Peking
Departamenti i Jashtëm i Zvicrës përmes një komunikate njofton se duke filluar nga mesi i shtatorit, Përfaqësinë diplomatike të Zvicrës në Kosovë do ta udhëheqë ambasadorja e re, Krystyna Marty Lang. Zonja Marty Lang deri më tash ka qenë ndihmësja e parë e ambasadorit të Zvicrës në Peking, Kinë.
Titulli diplomatik i saj në Prishtinë do të jetë ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës.
Funksionin e ambasadorit të Zvicrës në Prishtinë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e ka ushtruar Lucas Beglinger.
Zvicra ka qenë njëri ndër shtetet që ka njohur ndër të parët shtetin e pavarur të Kosovës.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran












