Shkurt.ch
Prindërit emigrantë, në komisionet e shkollave?
Bashkimi i mësuesve të pjesës frankofone të Zvicrës do të përfshijë më mirë prindërit me origjinë të huaj.
Shkollat duhet të pasqyrojnë më mirë diversitetin lidhur me migrimin. Për ta bërë këtë, duhet hapur dyert për trajnim të mësuesve si dhe të përfshihen më mirë prindërit me origjinë të huaj. Këto kërkesa vijnë nga mësuesit e sindikatave frankofone dhe gjermanofolëse.
Aktualisht ekziston një hendek i madh mes realitetit të fëmijëve në shkollë dhe sferave, të cilat vendosin për politikën e arsimit, theksoi të premten Bashkimi i mësuesve të pjesës frankofone (SER) në deklaratën e tij.
Rreth gjysma e fëmijëve të moshës 7 deri në 14 vjet rriten në një familje ku prindërit janë me origjinë emigrante, ndërsa vetëm 10% të anëtarëve të Parlamentit Federal dhe 13% të kryetarëve të shoqatave të mësuesve njohin këtë realitet.
Për SER-in, në të ardhmen duhet të zvogëlojmë këtë boshllëk, duke përfshirë, për shembull, prindërit e emigrantëve në bordet dhe komisionet e ndryshme të shkollave.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













