Shkurt.ch
Cili qytet është më i liri në Zvicër?
Në Bazel dhe Gjenevë mbetet pak buxhet kur paguhen të gjitha faturat mujore. Këtë e dëshmon një studim i krahason të gjitha komunat zvicerane.
Përgjigjja e “Credit Suisse” është se në kantonin Uri mbesin më shumë para kur i paguani taksat, premitë e sigurimeve shëndetësore dhe shpenzimet e tjera të lidhura me vendin e banimit. Uri është kantoni që ka mbajtur pozitën lart që nga viti 2011, shkruan “Handelzeitung”, përcjell albinfo.ch.
“Credit Suisse” ka analizuar dhe ka krahasuar koston e jetës në 2.300 komunat zvicerane dhe kantone. Në këtë mënyrë, banka zvicerane ka marrë në konsideratë katër blloqe të mëdha me kosto, të cilat ndikojnë në buxhetin: taksat, kostot e strehimit, shpenzimet për rrugën deri në punë dhe kostot financiare të kujdesit për fëmijët.
Urit, Glarus, Obwalden, Thurgau dhe Appenzelli janë ndër kantonet më të lira për banim.
Në varësi të të ardhurave, avantazhet dhe disavantazhet e një vendbanimi janë të ndryshme: për dikë që fiton shumë, shpenzimet për sigurimin shëndetësor dhe banimi janë më pak të rëndësishme se sa tatimet. Kur një çift me të ardhura prej 100 mijë franga lëviz nga kantoni Zug në kantonin e Neuchâtel-it, fatura tatimore vjetore është pothuajse 11.000 franga e lartë. Nëse të ardhurat janë 300 mijë franga, çifti duhet të paguajë më shumë se 41.000 franga taksa.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














