Shkurt.ch
Regli:”Nje atentat si i Oslos mund të ndodhte edhe në Zvicër!”
"Shteti, i pafuqishëm të mbikëqyrë propagandën e qarqeve ekstremiste në internet", ka thënë shefi i Shërbimit Informativ të Zvicrës
Atentati i tmerrshëm që ndodhi të premten në Norvegji, mund të ndodhë edhe në Zvicër, ka thënë Peter Regli, shef i Shërbimit Informativ të Zvicrës.
Regli, duke folur në një intervistë për emisionin tagesschau të televizionit publik zviceran këtë mundësi e ka mbështetur në pafuqinë e shtetit për të vënë nën mbikëqyrje të gjitha nyjet e internetit që përhapin ideologji ekstremiste në gjithë vendin. Këtë ai e ka thënë duke iu referuar faktit se atentatori i Oslos, i kishte bërë me kohë të njohura synimet e tij edhe në internet.
Kështu, shefi i shërbimit informativ të Zvicrës ka thënë se aq i gjerë është rrjeti i internetit sa që “të kërkosh të vendosësh mbikëqyrjen mbi të, është sikur të kërkosh gjilpërën në një grumbull kashte.”
Prandaj, sipas Reglit, për të luftuar ekstremizmin në mënyrë efikase duhen domosdoshmërisht më shumë mjete për Shërbimin Informativ të Zvicrës.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj













