Shkurt.ch
Pagat do të rriten vitin e ardhshëm në Zvicër
Pagat në Zvicër do të rriten vitin e ardhshëm me një mesatare prej rreth 0.6 për qind. Kjo është konfirmuar nga marrëveshjet e përfunduara të pagave me më shumë se 750.000 të punësuar, sipas “Sonntagszeitung”. Gjendja mund të ndryshojë, megjithatë nuk ka pasur asnjë marrëveshje të pagave në sektorin e ndërtimit. Edhe në industri shumica e negociatave për paga ende po vazhdojnë.
Më bujare është treguar kompania farmaceutike “Cilag”, një degë e korporatës amerikane “Johnson & Johnson”. Me të ka pasur një rritje të konsiderueshme të pagave prej 1.7 për qind. Nga ana tjetër, në shumë industri dhe firma nuk ka pasur më shumë paga, përcjell albinfo.ch.
Sipas “Sonntagszeitung”, duhet të heqin dorë nga rritja e pagave punonjësit e kantonit të Lucernit, industrinë e mobiljeve, industrinë e makinave, grupi Valora, tregti e hotelieri, ofruesi i shërbimit të sigurisë, stafi i pastrimit ose të punësuarit në fushën e instalimeve elektrike dhe të telekomit.
Për punonjësit e supermarketeve zinxhir të Coop-it presin një mesatare prej 0.5 për qind më shumë paga vitin e ardhshëm. Në “Novartis” pritet një rritje mesatare prej 0.9 për qind, UBS 0.8 për qind, FENACO 0.7 për qind dhe në Feldschlösschen nga Rheinfelden deri në një 1 për qind.
“Të ballafaquar me rritjen e inflacionit të vitit të ardhshëm dhe ngritjes së shpejtë të premeve të sigurimit shëndetësor, ka nevojë për rritje të konsiderueshme të pagave”, tha presidenti i Unias, Vania Alleva, për “Sonntagsszeitung”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












