Shkurt.ch
Nuk ka të dhëna se mobili shkakton kancerin te fëmijët
Megjithatë, studiuesit kanë thënë se nuk mund të përjashtohet plotësisht një rrezik i vogël nga telefonat mobilë
Një studim i ri ka konstatuar se nuk ka indikacione se përdorimi i telefonit mobil shkakton rrezikshmëri të shtuar për tumorin e trurit te fëmijët.
Studimi është bërë nga hulumtuesit shkencorë të vendeve të ndryshme ku kanë marrë pjesë edhe ata të Universitetit të Bazelit. Ata kanë krahasuar 350 fëmijë të cilët kanë tumor në tru me 650 fëmijë të tjerë, të shëndoshë.
Me gjithë faktin se, sipas hulumtimit, te fëmijët me tumor ka pasur pak më shumë sish që kanë përdorur mobilin se sa te fëmijët e shëndetshëm, dallimi është aq i vogël sa që statistikisht nuk është relevant.
Megjithatë, studiuesit kanë thënë se nuk mund të përjashtohet plotësisht një rrezik i vogël nga telefonat mobilë, shkruan drs.ch.
Në një përfundim të ngjashëm kishte ardhur edhe një hulumtim i Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, i bërë kohë më parë me të rriturit.
Sipas tij, valët e telefonit mobil ka mundësi që të shkaktojnë kancerin, por një lidhje direkte në mes të kancerit dhe telefonit mobil nuk ka mundur të konsttatohet.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës Ceremoni solemne me pjesëmarrjen e trupit diplomatik, zyrtarëve danezë dhe diasporës shqiptare... -
Itali
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën tragjikisht në një aksident në Itali -
Budapest
Inxhinieri shqiptar me veshje kombëtare diplomon me titullin “Excellent with Highest Honours” -
Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih -
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po varet gjithnjë e më shumë nga punëtorët ndërkufitarë Në disa komuna, punëtorët që vijnë çdo ditë nga vendet fqinje përbëjnë një pjesë të konsiderueshme... -
Turistët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme rrezikojnë të humbin pagat -
Përplasje në transportin urban në Winterthur: Punonjësit e autobusëve paralajmërojnë grevë të martën -
Burgjet në Zvicër për gjobat e papaguara: një sistem i dyfishtë dhe i shtrenjtë -
Sulmet ndaj personelit spitalor po shtohen, ekspertët të shqetësuar











