Shkurt.ch
Gati 7.000 persona janë përpjekur të lënë duhanin me ndihmën e Facebook-ut
Një nga tre pjesëmarrësit nuk pi duhan ose pi më pak, pasi që ka provuar t’i thotë lamtumirë cigares nëpërmjet Facebook-ut. Programi në fjalë u është drejtuar banorëve të pjesës frankofone të Zvicrës dhe zgjati gjashtë muaj.
Nga 7008 veta të regjistruar në programin “Lëre duhanin” në Facebook, i nisur më 20 mars, 37.6% prej tyre kanë ndaluar pirjen e duhanit ose e kanë ulur, theksoi të martën një grup i ekspertëve përgjegjës për vlerësimin e metodës nga Fondi për parandalimin e duhanit. Kështu, 946 kandidatë (13.5%) kanë ndaluar tërësisht pirjen e duhanit për gjashtë muaj.
Të tjerët kanë qenë me më pak fat: 1314 (19.6%) të pjesëmarrësve ende vazhdojnë të mundohen ta lënë, duke pirë duhan herë pas here. Ndërsa 315 (4.5%) kanë hequr dorë nga dëshira për ta lënë duhanin, por vërejnë se kanë ulur konsumin e tyre.
Projekt-pilot në Valais
Ky operacion pritet të vazhdojë në Zvicrën perëndimore dhe do të shtrihet në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës më 2017. Dy kantonet e mëdha (Berna dhe Cyrihu) kanë shprehur tashmë interes.
Ky program është i bazuar në projektin pilot të kryer që nga 7 shtatori 2015 në kantonin Valais. Nga 1000 pjesëmarrës, më shumë se gjysma e të anketuarve kanë ndërprerë duhanit pas tre muajsh. Sipas metodave të ndryshme të përdorura, në mënyrë individuale ose në grupe, është regjistruar një sukses prej 5 deri në 20%.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës










