Swiss Federal President Doris Leuthard, left, shakes hands with China's President Xi Jinping, right, as they launch of the Swiss-Sino year of tourism next to a panda ice sculpture on the side line of the 47th annual meeting of the World Economic Forum, WEF, in Davos, Switzerland, Tuesday, January 17, 2017. (KEYSTONE/POOL/Laurent Gillieron)
Shkurt.ch
Kina ka nderin të hapë WEF-në në Davos
Presidenti Xi Jinping do të mbajë fjalimin e hapjes së edicionit të 47-të të shënuar nga mungesa e liderëve të shumtë të botës, njofton albinfo.ch.
Forumi Ekonomik Botëror (WEF), i 47-ti, në Davos (GR) fillon të martën, ku presidenti kinez, Xi Jinping, do të mbajë fjalimin e hapjes së një edicioni që tregon për një pjesëmarrje rekorde, pavarësisht nga mungesa e liderëve të shumtë të botës.
Në orën 11:00, presidentja Doris Leuthard do të hapë takimin me një mirëseardhje për të pranishmit, para se t’i japë fjalën themeluesit të Forumit, Klaus Schwab, 78-vjeçar dhe kryetarit kinez, i ftuar i nderit për këtë vit, informon albinfo.ch.
Në vizitë zyrtare në Zvicër që nga e diela, Xi Jinping është i shoqëruar nga një delegacion mbresëlënës me zyrtarë të lartë dhe njerëz të biznesit. Kontaktet ndërmjet përfaqësuesve kinezë duhet të mbështeten, si me administratën e ardhshme amerikane dhe me përfaqësues të Komisionit Evropian, të cilët do të jenë të numërt.
Sado që shumë krerë të tjerë të shteteve dhe qeverive do të mungojnë (Angela Merkel, François Hollande, Shinzo Abe), edicioni i 47-të i mbledhjes më të madhe vjetore do të dallohet nga një pjesëmarrje rekorde: 3000 persona: politikanë, ndërmarrës të kompanive apo organizatave, ekspertë akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, do të mblidhen për 400 ligjërata, diskutime, seminare dhe tryeza të rrumbullakëta.
Midis tyre, shefja e Fondit Monetare Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Roberto Azevedo dhe presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim. Por edhe ministrja britanike, Theresa May, presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma dhe Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














