Shkurt.ch
Gjermania u rekomandon britanikëve modelin zviceran
Britania e Madhe duhet të orientohen drejt modelit të Zvicrës pas largimit nga Bashkimi Evropian (Brexit), konsideron ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble.
“Britanikët duhet të marrin si shembull mënyrën e sovranitetit zviceran dhe mënyrën e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian”, ka thënë Schaeuble për “Neue Züricher Zeitung”, transmenton albinfo.ch.
Kryeministrja Theresa Mae kohët e fundit njoftoi për një rrugë të vështirë drejt Brexit. Përveç kësaj, vendi do të largohen nga tregu i brendshëm i BE-së, që të mund të definojë politikën e migracionit.
Zvicra ka marrëveshje dypalëshe për qasje në tregun e brendshëm të BE-së. Dhe, në vend të prezantimit të kuotave për punëtorët e huaj, Konfederata zvicerane u jep prioritet qytetarëve të vendit.
Schaeuble i kërkoi qeverisë britanike të marrë parasysh rritjen e shqetësimit dhe pasigurisë në mesin e popullatës dhe për të shpjeguar të gjitha variantet në vend që të mos sjellë iluzione se do të jetë lehtë jashtë BE-së.
“Në një afat të gjatë Brexit është i keq për Britaninë”, thotë ministri i Financave.
“Në afat të shkurtër ekonomia tani është duke u zhvilluar mirë, por arsyeja kryesore është se paundi është i dobët. Ne e dimë se vendet që mbështeten në zhvlerësimin e monedhës së tyre, në afat të gjatë do të dështojnë”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












