Kultura
Kadare feston ditëlindjen e 81-të
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare më 28 janar (sot) ka mbushur 81 vjet. Ai lindi në Gjirokastër dhe konsiderohet si shkrimtari më i madh shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjirokastër, derisa studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin “Gorki” të Letërsisë Botërore në Moskë. Kadareja ka punuar në gazetën “Drita”, e më pas drejtoi revistën “Les letres albanaises”.
Në fund të vitit 1990, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por ai mbajti lidhje me Shqipërinë. Ai është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë, është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë, pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer në 45 gjuhë të huaja. Vepra më e famshme e tij është “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, pastaj “Daullet e shiut”, “Kush e solli Doruntinën”, “Ura me tri harqe”, “Tri këngë zie për Kosovën”, “Frymëzime djaloshare”, “Ëndërrimet”, “Ëndërr industriale”, “Shekulli im”, “Poemë e blinduar”, “Përse mendohen këto male”, “Shqiponjat fluturojnë lart”, “Motive me diell”, “Koha”, “Shqipëria dhe tri Romat”, janë disa nga veprat e tij
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













