Tematike
Hidhet poshtë çdo e shtata kërkesë për natyralizim të lehtësuar
Nëse shqyrtohet numri i natyralizimeve të rregullta dhe atyre të lehtësuara, vitin e kaluar më së shumti natyralizime ka bërë Kantoni i Cyrihut, 8046 sish
Vitin e kaluar në Zvicër janë natyralizuar me procedurë të lehtësuar 10688 persona, përfshirë këtu edhe njerëz me banim jashtë Zvicrës. Por siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) janë refuzuar vetëm 27 kërkesa ndërsa 1703 dosje me këtë temë janë pezulluar, shkruan 20minuten.ch. “Pezullimi” shpjegohet me atë se, në rastet kur SEM ka konstatuar shkallë të ulët integrimi te personi që ka bërë kërkesë, i ka rekomanduar atij që ta tërheqë atë.
Marrë në tërësi i bie se kuota e kërkesave të pasuksesshme ka qenë rreth 14 për qind. Kuota të ngjashme janë shënuar edhe në vitet paraprake.
Që nga viti 2000, numri i të huajve që fitojnë pasaportën zvicerane është rregullisht rreth 10 mijë.
Nëse shqyrtohet numri i natyralizimeve të rregullta dhe atyre të lehtësuara, vitin e kaluar më së shumti natyralizime ka bërë Kantoni i Cyrihut, 8046 sish, transmetopn albinfo.ch. Por ky kanton ka numër dukshëm më të madh të banorëve se shumica e kantoneve tjera, kështu që ky numër është në përpjesëtim më i ulët se në kantonet frankofone si ai i Vaudit (7443) ose i Gjenevës (6356). Kështu, kantonet në fjalë kanë numrin proporcionalisht më të madh të të natyralizuarve.
Edhe kur është fjala për natyralizimin e lehtësuar, Cyrihu është në vend të parë, me 20131 veta. Pas tij vijnë kantoni i Vaudit me 1129 dhe ai i Bernës me 1099 të natyralizuar me procedurë të lehtësuar.
Nga ana tjetër, në fund të listës është kantoni Uri, ku, gjatë vitit 2016 janë natyralizuar vetëm 34 veta, përcjell albinfo.ch. Por specifike për këtë kanton është se në shumicën e madhe (29) bëhet fjalë për natyralizime të lehtësuara. Në vendin e dytë (nga fundi) është kantoni Appenzell Innerhoden me 38 natyralizime dhe në të tretin Kantoni Glarus me 41 sish.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës Disa qindra njerëz u dyndën në kampusin e Universitetit të Lozanës të shtunën për të mbështetur...
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve
-
Sot zviceranët votojnë për ligjin e ri të biçikletave dhe kredinë për shkollën profesionale
-
Rritje 293 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Cyrihut
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard