Integrimi
Bekim Mustafi: “Duhet padi për pllakatet denigruese ndaj kosovarëve”
“Fushatës agresive mediale dhe e asaj të SVP/UDC-së i duhet një reagim i koordinuar i komunitetit shqiptar në Zvicër”
Juristi kosovar në Cyrih, Bekim Mustafi, ka thënë për Albinfo.ch se denigrimet e kosovarëve nuk do të ndalen në Zvicër, nëse nuk kanë një pergjigje të koordinuar të komunitetit shqiptar. Ai thotë se koha e reagimeve individuale ka kaluar dhe si të tilla nuk japin asnjë efekt.
“Kampanja e fundit në adresë të komunitetit shqiptar e partisë politike SVP-UDC dhe e disa gazetave të përditshme dhe javore të Zvicrës nuk janë as të parat, posigurisht nuk do të jenë as të fundit, përderisa nuk do të ketë në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar një reagim adekuat nga komuniteti shqiptar në Zvicër”, ka thënë për Albinfo.ch Bekim Mustafi.
Sipas Mustafit, këtu sidomos janë të thirrura organet përfaqësuese të shtetit të Kosovës dhe të atij të Shqipërisë në Zvicër, që në mënyrë të koordinuar të reagojnë ndaj këtyre fenomeneve denigruese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve.
Nga këndvështrimi juridik, denigrimi i tillë kolektiv është i dënueshëm në Zvicër.
“Kodi penal zviceran ndalon denigrimin dhe diskriminimin publik të një grupi njerëzish për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Është detyrë e organeve të shtetit, gjegjësisht e prokurorive përkatëse që ex officio të nisin një procedurë penale ndaj denigruesve”, bën të ditur avokati Mustafi.
“Nëse prokurorët përgjegjës nuk iniciojnë një procedurë të tillë, atëherë organet tona përfaqësuese doemos duhet të analizojnë mundësinë e paraqitjes së një kallëzimi penal, i cili mund të detyrojë organet e shtetit të merren me këtë problematikë”, thekson juristi Bekim Mustafi.
Juristi kosovar tha se Gjykata Federale Zvicerane është mjaft e rezervuar dhe bën një interpretim shumë restriktiv ndaj të ashtuquajturit “nenit kundër diskriminimit”, sidomos kur është fjala për diskursin politik dhe lirinë e fjalës gjatë këtij diskursi.
“Për aq kohë sa kritika në kontekstin e përgjithshëm është e argumentuar dhe objektive, atëherë nuk pason ndonjë ndëshkim sipas nenit të lartpërmendur (shiko këtu vendimin e Gjykatës Federale të datës 06.10.2004, BGE 131 IV 25). Sidoqoftë, në rastet e fundit, sidomos në disa paraqitje private të disa personave publik, mendoj se ka elemente serioze ku bien ndesh me nenin kundër diskriminimit”, thekson Mustafi.
Ditë më parë janë ngritur dy padi private kundër afaristit zviceran Stöhlker, i cili kishte drejtuar fyerje raciste ndaj kosovarëve. Me gjithë pendimin e treguar më vonë, ai nuk ka shpëtuar nga ndjekja penale. Paditë e ngarkojnë atë me shkelje të ligjit kundër racizmit.
Fidel Stöhlker, që është bashkëpronar i një kompanie marketingu, ka quajtur në blogun e tij të internetit kosovarët popull inferior dhe, pas një varg fyerjesh në drejtim të tyre, ka propozuar dëbimin e të gjithë kosovarëve nga Zvicra.
Sipas Ligjit Penal të Zvicrës, në rast dënimi, Stöhlker mund të mbajë deri në tre vjet burgim ose mund të dënohet me të holla. Shkelja e ligjit kundër racizmit është vepër penale oficiale, që do të thotë se prokuroria në raste të tilla duhet të veprojë edhe po nuk pati padi nga palët.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













