Sport
Intervista ndryshe e Xherdan Shaqirit
Xherdani ka treguar edhe anën njerëzore dhe është i pakënaqur që ende ka njerëz që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Nga gjërat që do të mbajë mend është goli në Kampionatin Evropian kundër Polonisë
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është njëri ndër personat më të famshëm në Zvicër. “Schweizer illustrierte” ka zhvilluar një intervistë interesante me Shaqiri, ku ai flet për jetën personale, çka i pëlqen e çka jo, por edhe për shumë gjëra të tjera, përcjell alinfo.ch.
Shaqiri ka thënë në fillim se ndër ushqimet e preferuara janë gatimet e nënës së tij, sidomos kur gatuan gjëra shqiptare. Ai ka shtuar se është i lidhur me qytetin e Bazelit.
Ai ka shtuar se nuk është ithtar i perimeve, kurse nga frutat i pëlqejnë luleshtrydhet. Shaqiri ka shtuar se është i kënaqur me atë çka ka arritur deri më tani, derisa nëna e tij e ka mësuar për respekt, derisa gjëja e fundit që ka përgatitur ishte çokolatë.
Xherdani ka treguar edhe anën njerëzore dhe është i pakënaqur që ende ka njerëz që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Nga gjërat që do të mbajë mend është goli në Kampionatin Evropian kundër Polonisë.
Zbulimi që Shaqiri do ta dëshironte janë ilaçet kundër sidës dhe kancerit. Fëmijët e kishin quajtur Xherdi, derisa aktori i preferuar Leonardo DiCaprio.
Xherdani nuk ka tatu edhe pse shumë bashkëlojtarë të tij kanë. Ai preferon të jetë natyral.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














