Tematike
Ushtarët e Zvicrës “diplomatë në uniformë” në mes të shqiptarëve dhe serbëve
Emisioni kryesor informativ i televizionit zviceran SRF, Tagesschau, të hënën ka folur për situatën aktuale në Kosovë, duke e ndërlidhur atë me angazhimin e Zvicrës, gjegjësisht Swisscoy-t zviceran atje
Nga fillimi i këtij viti tensionet në Kosovë kanë shkuar kanë shënuar sërish rritje. Në veçanti gjendja tregohet delikate në veri të Kosovës, ku jetojnë me shumicë serbë të cilët e refuzojnë shtetin e Kosovës, vëren Tagesschau, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye trupat me emërtimin “Liaison Monitoring Teams” (LMT) të udhëhequra nga Swisscoy zviceran kanë për detyrë të masin pulsin e popullatës për të identifikuar konfliktet para se ato të ndodhin dhe që në këtë mënyrë të parandalojnë dhunën.
Gazetarët e emisionit të përmendur kanë përcjellë LMT, që cilësohet edhe si “diplomaci me uniformë në mes të shqiptarëve dhe serbëve” në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Eprori i lartë Blaise Pelletier, shef i Swisscoy-t thotë se atje ku kundërshtitë janë veçanërisht të theksuara, vihen në veprim ushtarët zviceranë sepse janë neutralë, përcjell albinfo.ch. Kështu, ata shikohen me sy të mirë”. Dhe kjo, edhe përkundër faktit se Zvicra ka njohur pavarësinë e Kosovën si shtet, thuhet në emision
Aq i madh është besimi për këtë trupë zvicerane sa që, sipas eprorit, po të mos ishin më zviceranët aty, KFOR-i do të detyrohej të riniste ngritjen e këtij besimi.
Më tutje në emision zihet në gojë fakti se në javët e fundit janë ngritur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst përmendet nisma e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të shndërruar FSK-në, kundër vullnetit të NATO-s, në ushtri të Kosovës përmes një vendimi të parlamentit. Kjo, sipas emisionit, vie në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe i bën të çmenden politikanët në Serbi. Mund të konsiderohet se Thaçi me këtë aksion të tij dëshiron të nënvizojë rëndësinë e tij në regjion dhe që t`i “dalë në udhë” një akuze të mundshme në Gjykatën Speciale për krimet e luftës në vitet 1998-1999.
Nga ana tjetër Serbia në janar e kishte nisur nga Beogradi drejt Kosovës një tren me mbishkrimin provokues “Kosova është Serbi”. Kjo mund të konsiderohet si një paralajmërim për ndryshimet gjeopolitike të epokës së Trumpit. SHBA deri tash kanë vazhduar ta mbajnë dorën e tyre mbrojtëse mbi Kosovën, transmeton albinfo.ch. Ndërsa Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur sot për vazhdimin e misionit shtarak në një zonë “të minuar shpirtërisht”. Dhe Zvicra ne këtë drejtim i referohet edhe diasporës së madhe kosovare në kuptim të ruajtjes së stabilitetit të Kosovës.
http://www.srf.ch/news/schweiz/swisscoy-schweizer-gelten-als-neutral
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













