Lajme
Kompania gjermane ofron 200 vende të punës
Një kompani gjermane pritet që të punojë rreth 200 të rinj të Mitrovicë
Një kompani gjermane është i interesuar për të investuar në Mitrovicë dhe për të hapur 200 vende të reja të punës, raporton albinfo.ch.
Përfaqësuesi i kësaj kompanie dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri kanë vizituar Agjencionin për Zhvillim Rajonal të Veriut (AZHRV) dhe ka konstatuar se hapësira ekzistuese dhe zgjerimi i saj për 250 metra katror, ofron kushte ideale për zhvillimin e veprimtarisë së saj, ku do të punësoheshin rreth 200 të rinj e të reja, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
“Punësimi i 200 qytetarëve, është në interes të komunës dhe qytetarëve të saj. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe ligjore për të realizuar këtë projekt, duke e mbështetur përpos të tjerash edhe financiarisht. Besoj se në këtë drejtim do të na mbështesë edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me të cilën jemi në kontakt dhe presim bashkëpunim në këtë drejtim, duke përfshi këtu edhe mbështetjen financiare”, është shprehur Bahtiri.
Kompania gjermane, emri i së cilës nuk figuron në njoftimin për media ka premtuar se punën mund ta fillojë në muajin maj të këtij viti në hapësirën ekzistues të objektit të AZHRV-së me një numër të konsiderueshëm të punëtorëve, ndërsa që ndërkohë me krijimin e hapësirës tjetër të nevojshme për aktivitetet punues, do të punësohet edhe numri tjetër i punëtorëve e që gjithsejtë mund të sillet rreth 200 sish.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













