Shkurt.ch
Menaxherët zviceranë, fitime më të vogla
Shefat e 20 ndërmarrjeve të Zvicrës kanë fituar nga 7.2 milionë franga mesatarisht, që është 12.5% më pak se në vitin 2009
Vitin e kaluar, janë zvogëluar ndjeshëm pagat e menaxherëve në Zvicër. Sipas listës që ka publikuar Swiss market Index, shefat e 20 ndërmarrjeve të Zvicrës kanë fituar nga 7.2 milionë franga mesatarisht, që është 12.5% më pak se në vitin 2009.
Këtë e ka konstatuar një studim i bërë nga kompania këshilldhënëse “Price Waterhouse Coopers”.
Sipas studimit të përmendur, madje, rrogat e menaxherëve të 5 ndërmarrjeve më të mëdha në këtë listë, kanë pësuar rënie shumë më të madhe, gjegjësisht, rreth 30 për qind. Ndërsa pagat e shefave të 5 ndërmarrjeve të fundit të radhitura në këtë listë janë ngritur rreth 40 për qind.
Nga ana tjetër, pagat e shefave ekzekutivë të ndërmarrjeve të vlerësuara nga bursat, sipas “Price Waterhouse Coopers”, kanë mbetur të njëjta.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025












