Jeta në Zvicër
Sommaruga: Zvicra ka arritje në kthimin vullnetar të azilkërkuesve
Ajo u ka raportuar homologëve të saj se Zvicra “pikërisht në kthimin vullnetar ka marrë masa të mira dhe efektive. Dhe unë besoj se në këtë aspekt ne kemi çfarë t`i ofrojmë Evropës”, është shprehur ministrja zvicerane
Në takimin që kanë mbajtur sot në Bruksel ministrat e punëve të brendshme të vendeve te BE-së ka marrë pjesë edhe ministrja për drejtësi dhe polici e Zvicrës, Simonetta Sommaruga. Krahas rishikimit të sistemit të Dublinit, në këtë takim është trajtuar edhe luftimi i terrorizmit dhe politika e BE-së për kthim, gjegjësisht dëbim të refugjatëve. Në këtë pikë, në kthimin vullnetar të refugjateve, Zvicra ka prezantuar suksese të caktuara, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së përmendur, që bën fjalë për takimin e Brukseslit.
“Një sistem i besueshëm i azilit nënkupton edhe atë që ata njerëz të cilët kanë nevojë për azil (mbrojtje) ta fitojnë mbrojtjen. Por në të njëjtën kohë sistemi në fjalë nënkupton edhe atë që njerëzit të cilët nuk kanë nevojë për një mbrojtje të tillë, të kthehen nga kanë ardhur”, ka thënë Sommaruga.
Ajo u ka raportuar homologëve të saj se Zvicra “pikërisht në kthimin vullnetar ka marrë masa të mira dhe efektive. Dhe unë besoj se në këtë aspekt ne kemi çfarë t`i ofrojmë Evropës”, është shprehur ministrja zvicerane.
Falë këshillimit që bëhet me kohë, Zvicra mund t`u ofrojë personave të kthyer një perspektivë. “Ne e kemi provuar qendrën testuese në Cyrih dhe kjo ka treguar se me masa të tilla, kthimi vullnetar mund të përmirësohet ndjeshëm, ka thënë më tutje Sommaruga.
Siç ka raportuar edhe albinfo.ch, Federata ka filluar në vitin 2014 një program testues në Cyrih për procedura të shpejtuara të azilit. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) në muajin mars 2016 numri i personave që kishin vendosur të ktheheshin nga Zvicra duke marrë ndihmën për kthim, ka qenë tri herë më i madh se në ksuhte të rregullta.
Ministrja federale ka zhvilluar sot po ashtu një takim bilateral me ministrin grek për migracion Ionannis Mouzalas. Në bashkëbisedim me të, ajo ka prekur veç tjerash çështje si sfidat që i dalin Greqisë me rastin e jetësimit të Marrëveshjes së Dublinit, pastaj pjesëmarrjen e Zvicrës në programin evropian për ndarjen e refugjatëve (Relocation) si dhe mbështetjen financiare të Greqisë nga ana e Zvicrës.
Në kuadrin e programit “Relocation” Zvicra deri më tash ka pranuar 471 azilkërkues nga Italia dhe 78 nga Greqia. Në plan afatshkurtër është edhe pranimi i të tjerëve, para së gjithash nga Greqia ndërsa gjithsej në kuadër programit, Zvicra do të pranojë 1500 azilkërkues.
Në Bruksel, ministrja Sommaruga shoqërohej nga përgjegjësi për siguri në Kantonin e Gjenevës, Pierre Maudet që ishte në cilësinë e përfaqësuesit të Konferencës Kantonale të drejtorëve të Drejtësisë dhe Policisë si dhe nga komandanti i Rojave kufitare Jürg Noth.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













