Foto: Ana Lasa& SBFV
Sport
Bodybuilderi nga Kosova i pari në garën Swiss Class të Zvicrës
I prekur nga mikpritja zvicerane, Grabovci thotë: "Jam rritë duke e parë gjithmonë këtë shtet mik në mbështetje të Kosovës dhe nëse garat e bodybuildingut nuk i bijnë me një datë kur kosova është në konkurrencë, kisha sakrifiku gjithçka për këtë popull mikpritës duke i përfaqësuar me shumë dëshirë ngjyrat e Zvicrës“.
Kampioni i Kosovës në 2016, Flamur Grabovci, ka fituar të artën në kategorinë plus 80 kilogram në garat e bodybuildingut zviceran „Swiss Class“ të mbajtur në Estavayer.
Në këtë garë kanë marrë pjesë 40 atletë ne katër kategori. Përveç Grabovcit, vendin e parë e ka fituar edhe shqiptari tjetër Ibrahim Vranovci në kategorinë plus 90 kilogram.

Flamuri ka thënë për albinfo.ch se çelësi i suksesit është puna e tij prej 14 vjetësh stërvitje aktive.
„Bodybuilding kërkon shumë durim e kohë për t’i formuar muskujt në nivelin maksimal. Vitin e kaluar jam shpall kampion i Kosovës, sivjet me 2017 i Zvicrës kurse më 3 maj e kam garën evropiane dhe jam në formë shumë të mirë e kam besim se do ia dalë me sukses“, shprehet Grabovci.
Për formën e tij të mirë ai thotë ta ketë arritur vetëm falë mbështetjes së bashkatdhetarëve të tij që jetojnë në Zvicër, me ndihmën e të cilëve ka nënshkruar kontratë me dy kompani zvicerane të fitnesit.
„Ka qenë një garë madhështore e hapur për të gjithë atletët profesionsitë nga mbarë Evropa. Gara është zhvilluar në një vend shumë të respektuar me rregulla strikte dhe juri profesionale“ ka thënë Grabovci.

Pas pranimit të federatës së Kosovës në federatat ndërkombëtare të Bodybuildingut IFBB, garuesi kosovar po e përfaqëson me sukses vendin e tij në garat ndërkombëtare, por përveç Kosovës, ai shprehet i gatshëm të garoj edhe nën petkun e flamurit zviceran.

„Unë i jam shumë mirënjohës shtetit zviceran. Jam rritë duke e parë gjithmonë këtë shtet mik në mbështetje të Kosovës dhe nëse garat e bodybuildingut nuk i bijnë me një datë kur kosova është në konkurrencë, kisha sakrifiku gjithçka për këtë popull mikpritës duke i përfaqësuar me shumë dëshirë ngjyrat e Zvicrës“, thotë Flamur Grabovci i mbushur me emocione nga mikpritja zvicrane.
„Vetëm për Zvicrën e kisha bërë, për asnjë shtet tjetër“, plotëson ai.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriFlamur Grabovci
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Atlet - Bodybuilder
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg Ai pranoi të gjitha akuzat dhe dënimin, duke ju drejtuar kryegjyqtarit në gjermanishten zvicerane: "Gjithçka është... -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët



















