Lajme
“Wizz Air” nis fluturimet në Prishtinë
“Wizz Air”, kompania me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, do të lidhë Prishtinën me Budapestin e Hungarisë.
Të premten ishte organizuar një ceremoni inauguruese e fluturimeve të kompanisë ajrore “Wizz Air” në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Më këtë, siç raportojnë mediat në Prishtinë, edhe nis operimi në tregun kosovar i një prej kompanive më të mëdha në Evropë që operon me kosto të ulët.
Sorona Ratz nga “Wizz Air” tha se linja e re ofron shërbime 19.99 euro për Budapest, kurse nga 22 qershori i këtij viti nisin fluturimet për Londër me çmime prej 39.99 eurosh.
Operimet e kësaj kompanie në Evropë dhe më gjerë ofrojnë shërbime të përballueshme në 133 destinacione, në 40 vende.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












