Shkurt.ch
Bankënotat e vjetra të këmbehen pa afat dhe pa humbur vlerën
Me heqjen e afatit për këmbim, Këshilli Federal adopton praktikën e cila tashmë është e zakonshme në vendet më të rëndësishme industriale
Bankënotat e vjetra zvicerane në të ardhmen do të mund të këmbehen me të rejat, pa humbur vlerën e tyre dhe pa iu përmbajtur ndonjë afati, shkruan srf.ch.
Këshilli Federal në konsultim me Bankën Nacionale të Zvicrës ka propozuar heqjen e afatit që vlen sot sipas të cilit këmbimi i bankënotave mund të bëhet më së largu pas njëzet vitesh nga dalja e tyre prej qarkullimi, transmeton albinfo.ch. Me këtë propozim të qeverisë do të bëhet e mundur që bankënotat të mos e humbin papritur vlerën e tyre gjë që mund të jetë problematike në rastet e trashëgimisë.
Me heqjen e afatit për këmbim, Këshilli Federal adopton praktikën e cila tashmë është e zakonshme në vendet më të rëndësishme industriale.
Departamenti Federal për Financa është ngarkuar me detyrë që deri në fund të gushtit ta përpunojë një projektpropozim për këtë problematikë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











