Shkurt.ch
Një projektligj për ndalimin e shërbimit mercenar
Shkas për këtë kanë qenë raportet për kompaninë “Aegis Group” në Bazel, personeli i të cilës është i angazhuar në Irak dhe në Afganistan
Zvicra do të duhej të ndalojë firmat që merren me ndërmjetësimin e mercenarëve, ose ushtarëve apo luftëtarëve me pagesë. Kjo do të ndodhë nëse do të miratohet projektligji të cilin Qeveria Federale e ka kaluar për miratim. Bëhet fjalë për firmat, kompanitë të cilat ofrojnë shërbime private të sigurimit fizik në botën e jashtme, njofton sf1.
Në bazë të këtij projektligji, në të ardhmen do të ndalohet që njerëz të rekrutuar në Zvicër nga firmat e tilla të përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në konfliktet e armatosura në botën e jashtme. Qeveria po ashtu dëshiron të ndalojë edhe firmat të cilat për destinime të tilla rekrutojnë, aftësojnë, ndërmjetësojnë ose vejnë në dispozicion personel të sigurisë nga Zvicra.
Duhet të ndalohen gjithashtu edhe shërbimet e sigurisë nga Zvicra, të cilat janë të ndaluara për shkakun se shkelin rëndë të drejtat e njeriut. Ligji do të duhej të vlente edhe për ndërmarrjet me seli në Zvicër por që jashtë Zvicrës kontrollojnë ndërmarrje të sigurisë.
Qeveria po ashtu parashikon një regjistrim të detyrueshëm për firmat private të sigurisë të cilat ofrojnë shërbime nga Zvicra jashtë vendit. Me këtë rast autoritetet do të vërtetojnë nëse veprimtaritë e tyre janë në përputhje me ligjin ose jo. Projektligji parasheh dënime deri në tre vjet heqje lirie për veprimet që do të shpallen të ndaluara.
Shkas për debat në lidhje me kompanitë që ofrojnë shërbime të sigurisë apo “ushtritë private” kanë qenë raportet lidhur me kompaninë britanike “Aegis Group” në Bazel. Personeli i kësaj kompanie është i angazhuar veç tjerash në Irak dhe në Afganistan.
Janë gjithsej rreth 20 firma zvicerane që ofrojnë shërbime sigurie.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale











