CH-Ballkani
Rruga e Arbrit pa pagesë
Rruga është vepra e parë e projektit 1 miliard euro të shpallur nga Qeveria shqiptare. Ndërtimi i saj pritet të nisë brenda pak muajsh
Qeveria shqiptare ka vendosur se kalimi në Rrugën e Arbrit do të jetë pa pagesë. Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
“Nuk do të ketë pagesë për qytetarët, për automjetet. Në atë rrugë, relacioni i takon asaj çfarë sugjeron kompania, por Qeveria është shumë e qartë që ajo rrugë do të jetë pa pagesë”, ka thënë ministri i Financave, raporton “TCH”.
Rruga është vepra e parë e projektit 1 miliard euro të shpallur nga Qeveria shqiptare. Ndërtimi i saj pritet të nisë brenda pak muajsh. Rruga e Arbrit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra, përcjell albinfo.ch.
“Maksimumi fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut ne do të kemi një fitues të deklaruar dhe unë besoj që kantieri do të fillojë shumë shpejt pas deklarimit të fituesit”, thotë Ahmetaj.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











