Kultura
Shfaqet filmi i krijuar nga fëmijët shqiptarë
Është dhënë edhe premiera e filmit “Der Zauberer Dieb”, skenarin e të cilit e ka shkruar Floard Brajshori, kurse aktruan edhe Floard Brajshori, Suzana Brajshori dhe Elsa Sebaidini
Në Bazel të Zvicrës po mbahet “Movie Camp 2017”, ku janë prezantuar dhjetë filma të metrazhit të shkurtë, njofton albinfo.ch.
Në mesin e dhjetë filmave të shtunën është dhënë edhe premiera e filmit “Der Zauberer Dieb”, skenarin e të cilit e ka shkruar Floard Brajshori, kurse aktruan edhe Floard Brajshori, Suzana Brajshori dhe Elsa Sebaidini.
Këta ishin në mbikëqyrje të regjisorit Timo de Gento dhe producentit Giacun Gaduff, që të dy të nominuar për Oscar 2017.
Tashmë edhe gjeneratat e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Zvicër kanë filluar të plasojnë idetë dhe filmat e tyre në kinematografinë zvicerane, si dhe në të ardhmen pritet që këta të rinj të marrin pjesë edhe në filma tjerë.
Ky kamp po mbahet në Bazel, ku gjatë një jave prodhohen filma. Njëri prej filmave ka qenë prodhim shqiptar me ide nga Floardi, i cili e ka bërë skenarin dhe ka luajtur rolin kryesor. Filmi është prodhuar nga fëmijët dhe mbikëqyrur nga regjisori i cili është i nominuar për Oscar dhe ka hyrë në mesin e pesë më të mirëve.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku

















