Sport
Krerët e institucioneve urojnë xhudistet për suksesin e madh
Menjëherë pas triumfit të Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës në Kampionatin Evropian të Xhudos në Varshavë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka uruar dy xhudistet dhe trajnerin Driton Kuka, për suksesin e arritur sot.
“Mbretëresha e xhudos, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova i sollën vendit edhe dy trofe. Medalja e Artë e Majlindës dhe Medalja e Bronztë e fituar nga Nora në Kampionatin Evropian në Poloni e rikthyen Kosovën në majat e sportit evropian. Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, e cila do të fillojë të ndërtohet gjatë këtij viti, ku do të stërviten kampionet tona aktuale si dhe brezat e rinj të xhudistëve të Kosovës. Ju lumtë Majlindë, Norë, trajnerë dhe i gjithë ekipi ynë në Poloni!”, shkrua kryeministri.
Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë, respektivisht xhudisten Nora Gjakova, për fitoren e medaljes të bronztë.
Ministri Shala u shpreh se tashmë fitoret e xhudisteve tona nuk i dëshmojnë vetëm cilësinë dhe rezultatet, por janë një shembull i punës për sportistët tjerë që duan të ndjekin rrugëtimin drejt suksesit. Gjithashtu, suksesi i xhudisteve kosovare është model edhe për xhudistet e shteteve tjera të cilat duan të arrijnë suksese në garat ndërkombëtare.
“Është pak të shprehemi se ndjehemi të gjithë krenarë dhe të gëzuar për suksesin që ka arritur xhudoja kosovare në arenën ndërkombëtare. Rezultatet që kanë arritur dhe po arrijnë xhudistet tona tejkalojnë kufijtë e sukseseve në fushën e sportit. Ato lirisht mund të llogariten edhe sukses i shtetit tonë”, tha Shala.
Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, xhudistja Majlinda Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro, ndërsa Nora Gjakova me tetë mijë euro. Trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro.
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë, i është gëzuar fitores së Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës në Kampionatin Evropian, për të cilët ka thënë “ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua!”
“Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe krenaria e shqiptarëve! Janë inspirimi im! Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën! Ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua! Unë besoj në ju dhe në popullin tim!”, shkruan Ramush Haradinaj në facebook.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













