Jeta në Zvicër
“Zvicerani me prejardhje kosovare” mbyt drejtorin zviceran të fabrikës
Kosovari 21 vjeçar e godet drejtorin 44 vjeçar me një goditje të karatesë dhe e rrëzon përdhe, duke e lënë pa shenja jete
Si “një i ri me prejardhje të huaj” e identifikonin fillimisht mediat zvicerane 21 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Fabrizio C., drejtorit 44 vjeçar të një fabrike orësh. Ndërkohë blick.ch duke folur për shkaktarin e vdekjes së fabrikantit shkruan se ai është një “zviceran me prejardhje kosovare”. Po kështu shkruajnë edhe mediat në gjuhën italiane, në regjionin ku ka ndodhur vrasja, e cila ka shkaktuar tronditje në kantonin jugor të Zvicrës, në Tiçino.
Është mëngjesi i hershëm i të shtunës, ora 4.30. Dy persona qëndrojnë në hyrjen e garazhit nëntokësor para lubit të natës “La Rotonda”. Më i riu prej tyre e godet të vjetrin me një goditje të karatesë dhe e rrëzuar përdhe, ku ai mbetet pa shenja jete. I riu pastaj e lë viktimën dhe niset të largohet gjakftohtë nga vendi i ngjarjes. Por atë e ka parë njëri nga personat e sigurimit të lokalit, i cili e kap dhe e mban kosovarin deri sa të vijë policia. Ndërkohë autoambulanca e dërgon të lënduarin rëndë në spitalin e Luganos. Por babai i dy fëmijëve (8 dhe 9 vjeç) vdes pas pak nga pasojat e lëndimit.
Tash hetimet janë drejtuar ndaj Alexander M. i cili fajësohet për goditje vdekjeprurëse. Por përse ai e ka sulmuar drejtorin e fabrikës së orëve nga Stabio, është ende e paqartë. Ka mundësi që puna të ketë qenë për ndonjë vogëlsirë ose edhe të mos ketë pasur asgjë mes tyre, shkruan blick.ch. Por, personi i fajësuar, në facebook prezantohet si një maço, brutal, muskuloz, me vetura të shpejta.
Komuna dhe rrethi i miqve të Fabrizios reagojnë të tmerruar. Edhe politikani i partisë Lega, Norman Gobbi, i cili është drejtor për siguri në kanton, është i pikëlluar për 44 vjeçarin, me të cilin ka qenë së bashku në shërbimin ushtarak.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












