Jeta në Zvicër
I lindur dhe “i plakur” në Zvicër, dëbohet spanjolli 55 vjeçar
Përkundër 31 dënimeve që ka marrë deri tash dhe dhjetë vite e gjysmë burg që ka mbajtur, ai në vazhdimësi ka përsëritur aktivitetin e vet penal
As fakti se është i lindur në Zvicër, në vitin e largët 1962 dhe këtu ka jetuar gjatë gjithë kohës dhe ka shkruar në shkollë, nuk e ka shpëtuar spanjollin sot 55 vjeçar nga dëbimi. Kjo për faktin se ai ka rënë në vazhdimësi në kundërshtim me ligjin, shkruan freiburgernachrichten.
Që në moshën 17 vjeçare ai kishte dalë para gjyqit për shkaktim lëndimi të lehtë. Ndërsa me kohë, lista e delikteve të tij zgjatet shumë duke përfshirë vjedhjen, deliktet e drogës, dëmtime materiale, shkelje trafiku, dhunë kundër autoriteteve të shtetit, kërcënime etj.
Pasi që gjatë një kohe kishte marrë pension invaliditeti, ai sërish kishte filluar të punonte, transmeton albinfo.ch. Por pastaj, që nga viti 2012 ai megjithatë ka mbetur i varur nga ndihmat sociale dhe nga fondi pensional.
Vitin e kaluar Zyra e Freiburgut për Migracion ia ka hequr lejen e qëndrimit të përhershëm (Viza C). Spanjolli ka ushtruar ankesë në Gjykatën Kantonale, e cila e ka vërtetuar vendimin e zyrës në fjalë, për dëbim. Përkundër 31 dënimeve që ka marrë deri tash dhe dhjetë vite e gjysmë burg që ka mbajtur, ai në vazhdimësi ka përsëritur aktivitetin e vet penal. As vërejtjet e shumta dhe paralajmërimet që i janë shqiptuar, nuk e kanë ndalur nga kryerja e delikteve. Kjo sjellje e tij përbën rrezik publik, ka konstatuar gjykata.
Trupi gjykues e ka marrë në konsideratë faktin se personi në fjalë ka jetuar tërë kohën në Zvicër dhe kurrë nuk ka jetuar në Spanjë. Por ai në Zvicër nuk ka qenë i integruar në sferën e punës dhe ndërkohë e ka humbur edhe të drejtën për ta vizituar të birin 17 vjeçar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa sëmundjet nga të cilat ai vuan, mund të trajtohen edhe në Spanjë. Për këtë arsye, sipas Gjykatës së Qarkut, vendimi për dëbim të tij është përfundimtar.
Megjithatë, spanjolli ka ushtruar ankesë në Gjykatën Federale.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












