Tematike
Azilkërkuesve u ndalohet shfrytëzimi i rrugës dhe kërkohen “zona pa azilantë”
Komisioni kundër racizmit numëron disa raste eklatante në të cilat të huajt i janë nënshtruar diskriminimit në bazë race dhe etnie
Komisioni Federal kundër Racizmit (EKR) ka shfaqur shqetësimet e veta lidhur me disa zhvillime të kohëve të fundit që dëshmojnë për një urrejtje në rritje të të huajve dhe për raste të rënda të diskriminimit të azilkërkuesve nga institucionet dhe autoritete e shtetit.
Në vazhdim, përmes një komunikate EKR numëron disa nga rastet më eklatante në të cilat të huajt i janë nënshtruar diskriminimit në bazë race dhe përkatësie etnike.
“Komuna Birmensdorf e kantonit të Cyrihut ua ndalon azilkërkuesve shfrytëzimin e një rruge të lagjes, e cila çon në shtëpinë ku ata janë strehuar. Për të realizuar këtë qëllim, madje, komuna ka hapur një shteg të posaçëm, paralel për ata azilkërkues”, vëren EKR.
Komisioni përkujton se po ashtu edhe në Zug është shënuar një shkelje e rëndë në këtë drejtim, gjithnjë nga autoritetet që do të duhej të mbronin të drejtat e barabarta të qytetarëve. “Në qytetin Zugut, përmes një mocioni parlamentar është kërkuar “krijimi i një zone pa azilantë” në qytet.
Ky mocion thirret në dallimet kulturore, që sipas mocionistëve “pamundëson bashkëjetesën paqësore në mes të vendësve dhe azilkërkuesve”.
Po kështu, sipas një raporti të Amnesty International, në Qendrën e pranimit të azilkërkuesve në Kreuzlingen, në muajin shkurt ka pasur keqtrajtime fizike dhe psikike të azilkërkuesve nga ana e personelit të sigurimit.
Këto veprime të njerëzve që bartin përgjegjësi politike, veprime që i karakterizon racizmi, mizantropia dhe logjika e aparteidit janë të dënueshme, ka shkruar EKR. Ato përbëjnë dëshminë se çfarë mund të rezultojë nga nxitja e urrejtjes që po ushtrohet prej vitesh kundër njerëzve të cilët në Zvicër kanë ardhur duke ikur nga gjendja e rrezikut për jetën dhe këtu gjenden në një procedurë të rregullt, legale.
Ndërkaq, autoritetet e shtetit duhet të jenë shembulli të cilin duhet ta ndjekë popullata. Po qe se diskriminimi racist gjen rrugën edhe në institucione, kjo do ta nxisë edhe më shumë racizmin në jetën e përditshme dhe madje do ta legjitimojë atë.
Për këtë arsye EKR kërkon nga komunat e apostrofuara që urgjentisht të ndërpresin këto tendenca dhe veprime raciste dhe të japin një shenjë veprimi aktiv kundër racizmit, përfundon komisioni kundër racizmit.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













