CH-Ballkani
Festivali i aventurës në Shqipëri
Të pasionuarit pas sporteve të natyrës do të mund të provojnë emocione të papara në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë
Nga 29 prill deri më 1 maj do të mbahet “South Outdoor Festival”, që do të mbahet për herë të parë në Shqipëri, njofton albinfo.ch.
Ky festival do të përfshijë aktivitete të ndryshme sportive si: ecje apo çiklizëm malor, ngjitje, parashutizëm, zhytje në det, e deri tek “yoga”.
Krahas aktiviteteve sportive vëmendje do të marrë panairi i produkteve artizanale, ndërsa gjatë 3 ditëve të festivalit do të ofrohet ushqim tradicional i zonës, për t’i shtuar jugut krahas bukurive natyrore edhe vlerat e kulinarisë.
“Nga data 29 Prill deri më 1 maj. Jetoni tre ditë të mbushura me aktivitete si hiking, mountain bike, scuba diving, paragliding. Shijoni gatime tradicionale, DJ, isopolifoni në Këndin e Miqësisë nga birra Elbar dhe të dielën më 30 prill muzika më e mirë nga Eugent Bushpepa”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare në “Facebook”.
Të pasionuarit pas sporteve të natyrës do të mund të provojnë emocione të papara në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë.
Fshati Pilur i Himarës do të bëhet mikpritës i më shumë se 1000 mysafirëve nga i gjithë vendi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në “South Outdoor Festival”.
Ky Festival ka për qëllim që të promovojë bukuritë e Shqipërisë, jo vetëm plazhin, por edhe malet e bukura.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














