Konkurs për një mësimdhënës-e në Moudon

LAPSH "Naim Frashëri" në Zvicër kërkon urgjentisht një mësues-e për mësimin plotësues në Moudon

Për vitin shkollor 2011/2012

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“, bartëse e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër, shpall konkurs për një mësimdhënës-e në Moudon, të kantonit të Vuad-it.

Mësimi zhvillohet ditën e premte prej orës 16:00 – 18:00.

Mësimin e vijojnë 20 nxënës.

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

• të posedojnë lejeqëndrimi vjetor (B) ose të përhershëm (C) në Zvicër,

• ta njohin gjuhën frënge,

• të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, art muzikor e figurativ, pedagogji, psikologji etj.).

Kërkesa dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, certifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

LAPSH „Naim Frashëri“ në Zvicër

c/o Isni Idrizi, Chemin des Triaudes 8, 1024 Ecublens

Tel: 079 477 1922

Isni Idrizi, koordinator i LAPSH për kantoni VaudTel: 079 477 1922; 021 550 4215

Avni Iseni, koordinator i LAPSH për Moudon dhe rrethinëTel.: 079 706 15 40